Lajme

PDK shkon në zgjedhje

By FerizajPress

March 01, 2018

Partia Demokratike e Kosovës përmes një konference për shtyp ka njoftuar se gjatë këtyre ditëve e kanë në plan të nisin procesin zgjedhor brenda kësaj partie.

Këtë e bëri me dije nënkryetari i PDK-së dhe zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, i cili tha se zgjedhjet e reja brenda kësaj partie kanë për synim një hapje të re brenda kësaj partie, njofton Klan Kosova.

“Kemi në plan që të bëjmë reforma brenda partisë të hapin dyert për shumë anëtarësime të reja të të rinjve në këtë parti”.