Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se PDK nuk ka vija të kuqe kundër asnjë partie.
“PDK do të hyjë në koalicion me të gjitha partitë. Nuk kemi vija të kuqe”, tha ai në Interaktiv.
Haxhiu ka folur edhe për hetimet që po zhvillohen ndaj tij, për mënyrën e zgjedhjes së tij në pozitën e asistentit në Universitetit të Prishtinës.
“Ymer Halimi ka bërë kallëzim penal, mirëpo zgjedhja ime ka qenë në përputhje me ligjin”, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij, kufizimi i moshës sipas statutit të UP-së, është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës./ Gazeta Blic