Ferizaj

PDK në Ferizaj i jep mbështetje propozimeve të Grupit Parlamentar të PDK-së për Rimëkëmbjen Ekonomike

By FerizajPress

December 03, 2020

Pasditen e sotme, dega e PDK-së në Ferizaj mblodhi kryesinë, me ç’rast u zhvillua takimi me ushtruesin e detyrës së Kryetarit të PDK-së, z. Enver Hoxhaj. Temë e diskutimit në këtë mbledhje ishin propozimet e dhëna nga Partia Demokratike e Kosovës për pakon e rimëkëmbjes ekonomike si dhe zhvillimet e fundit politike.

Kryetari i PDK-së në Ferizaj, Agim Aliu bashkë me kryesinë e PDK-së së Ferizajt, pas diskutimeve të gjata, sugjerimeve e hollësive në bashkëbisedim me udhëheqjen qendrore të partisë i dhanë përkrahjen e plotë 4 propozimeve të PDK-së për rimëkëmbjen ekonomike për aprovimin e saj në Kuvend të Kosovës.