Ferizaj

PDK merr mbështetje të fuqishme  në Sazli të Ferizajt

By FerizajPress

June 03, 2017

Ferizaj.03.06.2017. Edhe pse në një mot të vështirësuar me shi, qindra banorë të fshatit Sazli kishin ardhur pasditën e sotme për të dhënë përkrahjen e tyre  për Partinë Demokratike të Kosovës dhe Fillimin e Ri.

Me këtë rast qytetarëve me një fjal rasti  u janë drejtuar Bajrush Xhemjali nënkryetar i PDK-së dhe shef i shtabit zgjedhor në nivel qendror, kandidatët për deputet: Elmi Reçica, Agim Aliu dhe Mexhide Mjaku-Topalli të cilët premtuan mbështetje të parezervë për Ferizajn dhe banorët e kësaj treve. “Mbështetja e fuqishme e juaj është garantues i fitores së padiskutueshme të PDK- së në komunën e Ferizajt. Faleminderit fshatit Sazli për një Fillim të ri” ka thënë  Elmi Reçica,  kandidat për deputet të Parlamentit të Kosovës nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma.