Lajme

PDK me deklaratë politike pas zgjedhjes së kryetarit Veseli

By FerizajPress

May 07, 2016

Partia Demokratike e Kosovës pas zgjedhjes së kryetarit të ri, Kadri Veselit, ka lexuar një deklaratë politike, ku janë 19 pika, të cilat tregojnë për qëndrimin e partisë për çështje të brendshme dhe të tjera.

Në pikën e parë, shkruhet: PDK i uron z. Kadri Veselit zgjedhjen Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovë si dhe njëherit i ofron mbështetjen e plotë të të gjitha strukturave në përmbushjen e detyrave të tij sipas Statutit të PDK-së, si dhe i uron të gjithë simpatizantët dhe strukturat e veta për zgjedhjen e kryetarit të r i si një hap i rëndësishëm drejt realizimit të programit të saj shtetëror dhe qeverisës.

Ja deklarata e plotë:

1. PDK i uron z.Kadri Veseli zgjedhjen Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovë si dhe njëherit i ofron mbështetjen e plotë te të gjitha strukturave në përmbushjen e detyrave të tij sipas Statutit të PDK-së, si dhe i uron të gjithë simpatizantët dhe strukturat e veta për zgjedhjen e kryetarit të ri si një hap i rëndësishëm drejt realizimit të programit të saj shtetëror dhe qeverisës, transmeton Kosovapress.

2. PDK është parti e vlerave dhe mbësh tet dhe promovon frymën demokratike të konkurrencës së lire dhe mundësive të barabarta për të gjithë anëtarët të bazuar në parimin e vetë kandidatin si një hap i rëndësishëm drejt realizimit të programit të saj shtetëror dhe qeverisës.

3. PDK është krenare për kredibilitetin, legjitimitetin dhe frymën demokratike të procesit të zgjedhjes së kryetarit dhe të organeve te tjera të saj.

4. PDK vlerëson se kalimi i një tranzicioni të qetë të ndryshimit të lidershipit, bazuar në frymën demokratike të konkurrencës, mundësive të barabarta dhe parimit të vetëkandidimit është një standard i ri i krijuar në sistemin politik dhe partiak në Kosovë.

5. PDK ka qenë dhe mbete një parti e qendër së djathtë, puna e së cilës ka për qëllim zhvillimin dhe promovimin e vlerave demokratike dhe kushtetuese në Republikën e Kosovës, për të ndërtuar një vend sa më stabil dhe prosperues në brezat e ardhshëm.

6. PDK shpreh përkushtimin e saj për vazhdimin dhe themelimin e bashkëpunimit me partnerët strategjikë ndërkombëtarë, SHBA-ve, Bashkimin Evropian dhe NATO-n, me qëllim të realizimit të synimeve të përbashkëtanë të mirë të vendit.

7. PDK shpreh vendosmërinë dhe angazhohet fuqishëm për sundim të ligjit të luftës të pakompromis kundër korrupsionit.

8. PDK angazhohet fuqishëm në zhvillimin ekonomik të vendit në bazë të parimeve dhe vlerave kushtetuese të tregut dhe konkurrencës së lirë.

9. PDK angazhohet dhe është e vendosur në respektimin, mbrojtjen dhe afirmimin e lirive dhe të drejtave të njeriut pa dallim si dhe respektim, mbrojtjen dhe afirmimin e të drejtave të komuniteteve pakicë, në pajtim me kushtetutën dhe konventat ndërkombëtare.

10. PDK është e vendosur dhe synon të ndërtojë një pluralizëm politik të bazuar në frymën e tolerancës politike dhe bashkëpunimit të gjithmbarshëm të partive politike në të mirë të Republikës së Kosovës.

11. PDK punon fuqishëm për të mbrojtur vlerat kushtetuese të lirisë, paqes, barazisë, diversiteti etnik dhe shtetit laik e sekular, me qëllim të krijimit të një shteti të sigurt për të gjithë qytetarët.

12. PDK synon dhe angazhohet fuqishëm për krijimin e një fqinjësie të mirë, si parakusht i ndërtimit të një të ardhmeje të sigurt dhe të qetë për brezat e rinj.

13. PDK punon fuqishëm me qëllim të arritjes së antarsimit të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe euroatlantike.

14. PDK është e hapur dhe shpreh gatishmërinë e bashkëpunimit me të gjithë spektrin politik, shoqërinë civile, mediat dhe grupet e tjera të qytetarëve, me qëllim të ndërtimit të një demokracie të fortë dhe një shtet ligjor dhe të zhvilluar ekonomikisht.

15. PDK zotohet se do të vazhdojë zgjerimin dhe reformimin e brendshëm të saj me qëllim të inkuadrimit të kuadrove të reja, në përputhje me vizionin dhe programin e saj qeverisës.

16. PDK inkurajon dhe shprehet e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë t`i bashkëngjiten rrugës dhe vizionit të saj për zhvillim të vendit.

17. PDK shpreh falënderimin dhe krenarinë e thellë për angazhimin dhe punën e të gjitha organeve, strukturave dhe simpatizantëve të saj, me qëllim të ndërtimit dhe zhvillimit demokratik të Republikës së Kosovës.

18. PDK siguron të gjithë qytetarët e Republikës se edhe më tutje do të vazhdojë dhe do të intensifikoj aktivitetin e saj politik, me qëllim të jetësimit të vlerave të lartpërmendura, krijimit të vendeve të reja të punës si dhe krijimit të një ambienti social të barabartë dhe të sigurt për të gjithë pa dallim.

19. PDK falënderon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për besimin dhe mbështetjen e dhënë në vazhdimësi për të qeverisur vendin.