Lajme

PDK-ja nis riformatimin e qeverisë Muja

By FerizajPress

August 03, 2016

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur riformatimin e qeverisë lokale në Prizren që udhëhiqet nga Ramadan Muja.

Nga përbërja aktuale e ekzekutivit komunal fillimisht largohen dy drejtorët, Hasan Hasani dhe Nijazi Kryeziu, që njihen si eksponentë të degës së këtij subjekti politik, të cilët në këtë mandat kanë udhëhequr drejtorinë e Shërbimeve Publike përkatësisht Urbanizimin, shkruan sot Koha Ditore.

Nga postet e deritanishme ata janë bartur në detyra të reja, por në nivelin qendror. Hasan Hasani do të jetë zëvendësministër për Punë dhe Mirëqenie Sociale, derisa Nijazi Kryeziu do të këshillojë kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.