Lajme

PDK-ja bëhet me Institut për Studime Politike, do ketë dy udhëheqës

By FerizajPress

September 17, 2016

Kreu i kësaj partie, Kadri Veseli ka thënë se kjo parti që shumë kohë ka pasur nevojë për themelimin e këtij Instituti.

Instituti do të ketë dy udhëheqës, ata janë Anila Statovci dhe Ramadan Ilazi.

Veseli ka thënë se Instituti u jep mundësi ekspertëve që të japin mendimet e veta dhe këto do të kenë rëndësi të madhe në politikë bërjen e PDK-së.

Ndërsa Statovci ka thënë se kjo është shumë e rëndësishme, ngase sipas saj, do të krijohet struktura formale për qeverisje.

“Kjo do të ndikojë drejtpërsëdrejti në vendimmarrjet e Kosovës”, tha ajo.

E Ramadan Ilazi ka thënë se ky institut reflekton vetëdijen e PDK-së si parti që ka përgjegjësi shtetërore në vend dhe do të reflektojnë edhe qëndrimet e ekspertëve hulumtues.

“Instituti qëndrimet e veta do t’i bazojë në analiza dhe jo qëndrime Ad Hoc”, tha ai.

Ata kanë njoftuar se tryeza e parë e punës së Institut fillon qysh nesër./ Lajmi.net