Anëtari i Kuvendit Komunal në Ferizaj, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lulzim Aliu, ka deklaruar në emisionin “Euro Tribuna”, në Tribuna Channel me Mendun Abazin se PDK-ja, ka humbur Ferizajn për pak vota. Sipas tij kjo gjendje ka ardhur si pasojë e inateve të brendshme që kanë shpërthyer në momentet e fundit të zgjedhjeve. Ai ka thënë disa nga kandidatët kanë pretenduar që të jenë ose kryetar partie ose për kryetar komune./Tribuna Channel/