Ferizaj

PDK formon shtabin zgjedhor në shtetet e Beneluksit dhe riaktivizon nëndegët

By FerizajPress

January 17, 2021

Partia Demokratike e Kosovës ka formuar shtabin zgjedhor dhe i ka riaktivizuar nëndegët në shtetet e Beneluksit (Holandë, Belgjikë dhe Luksemburg).

Kjo ka ndodhur dje nga takimi virtual që është mbajtur me veprimtarët dhe aktivistët e PDK-së.

Drejtori i Departamentit për diasporë në PDK Elmi Reçica, tha se përsëri se përmes pakos së PDK-së për diasporën do të rikthehet vëmendja politike dhe institucionale për bashkatdhetarët tanë.

“Arsyeja e rikthimit të PDK-së në diasporë është përcjellja e së vërtetës për Kosovën, e vërtetë kjo e cila është deformuar qëllimshëm”.

Drejtues të degës dhe shtabit zgjedhor në shtetet e Beneluksit u zgjodhën Liridon Thaçi, Bedri Podrimqaku dhe Bekim Syla.

Njëri ndër udhëheqësit e këtij shtabi, Liridon Thaçi duke u zotuar për angazhim maksimal për mobilizimin e elektoratit të PDK-së në diasporë ka njoftuar Departamentin për Diasporë për organizimin strukturor të PDK-së në të gjitha shtetet e Beneluksit.

Po ashtu, dje në Bazel të Zvicrës është riaktivizuar nëndega e PDK-së për Bazel dhe Bazeland, Sant Lui të Francës dhe zonën kufitare gjermane me qytetet Lôrach, Weil am Rejn e Rejnfelden.

Kryetar i kësaj nëndege u zgjodh është zgjedhur Qemajl Rexhepi, ndërsa kryetar i shtabit zgjedhor Xhavit Bajraktari.