Lajme

PDK: E përkrahim unanimisht ratifikimin e Demarkacionit

By FerizajPress

August 10, 2016

Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se e përkrah unanimisht ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi

“Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot të udhëhequr nga kryetari Kadri Veseli, pas diskutimeve konstruktive dhe dëgjimit të të gjitha argumenteve për procesin e shënjimit të vijës kufitare, duke u nisur nga përgjegjësia shtetërore, ka vendosur unanimisht që të përkrah miratimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”, thuhet në njoftimin për media.

“Konsolidimi i shtetit, partneriteti me ShBA-në e BE-në, dhe përshpejtimi i proceseve integruese për qytetarët tanë, është me rëndësi jetike për të ardhmen tonë perëndimore”, u tha ndër të tjera në mbledhjen e kryesisë së PDK-së.

Shënjimi i kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi është një detyrim kushtetues dhe obligim ndërkombëtar që kontribuon drejtpërdrejtë në konsolidimin e sovranitetit, në integritetin territorial dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë./Lajm