Pasi PDK-ja propozoi pikat dedikuar diasporës në programin e kandidatit të saj për kryeministër, Enver Hoxhaj, edhe në LDK kanë nisur që të fusin si pjesë të fushatës mërgatën kosovare.
“Partia Demokratike e Kosovës do ketë në listë për deputetë tre kandidatë nga diaspora. Si hap të parë kur të vi unë në Qeveri do jetë kthimi i ministrisë së diasporës dhe ministri do jetë nga diaspora. Ne do bëjmë një nismë ligjore që disapora të i kenë vendet e garantuara në Kuvend. Në listë do i kemi tre kandidatë për deputetë nga diaspora, do propozohen nga diaspora“, deklaroi Hoxhaj në një konferencë për media
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi, ka thënë së gjatë diskutimit të sotmëm me degë dhe nëndegë kanë diskutuar edhe për rolin e diasporës së Kosovës,shkruan Gazeta Blic.
“Sot mbajtëm takim me Kryetarët e degëve. U dakorduam për orarin e aktiviteteve nëpër degë e nëndegë, vizitat, kriteret për deputetë dhe rolin e diasporës. Krejt tjerat që i lexoni e dëgjoni janë shpifje”, ka thënë Abrashi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.Abrashi me tutje ka thënë se LDK është e fortë, edhe prapë do të qeverisin.