PD: Nuk po e bllokojmë ne reformën, PS ka bërë hap mbrapa

By FerizajPress

July 20, 2016

PD ka hedhur poshtë pretendimet se është ajo që po e bllokon reformën. Në deklaratën e saj, thuhet se është PS që ka bërë një hap mbrapa.

Deklarata e PD:

“Partia Demokratike e Shqipërisë hedh poshtë çdo pretendim se bllokimi i ndodhur orët e fundit vjen prej saj.

Partia Demokratike rikonfirmon se negociatorët Bylykbashi, Agaci dhe Manjani të hënën mbrëma kanë rënë dakord që formula e propozimit hibrid  për institucionet e vetingut do të përdorët edhe për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë Prokurorial.

Kjo është një formulë në përputhje me rekomandimin e Venecias e aprovuar si e tille nga komuniteti ndërkombëtar dhe së fundmi edhe nga Partia Socialiste dhe ditën e sotme edhe nga Edi Rama.

Hapi mbrapa i përfaqësuesve të PS-së në Komision, kërkesa për tu kthyer në formulën e votës së vetme të transferueshme të refuzuar publikisht nga Partia Demokratike, dhe refuzimi për të zbatuar marrëveshjen është një zhvillim dramatik”.

 

.