Me këtë rast i pari i PD-së, ka vizituar edhe Kullën e Jasharajve, ku u prit nga Murat Jashari, të cilit i uroi festën e Pavarësisë duke vlerësuar lart kontributin e kësaj familje dhënë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
“Më lejoni që në emrin tim dhe të anëtarëve të PD-së t’ua uroj ditën e Pavarësisë duke u lutur për familjen Jashari dhe për të gjithë dëshmorët që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit”.
Delegacioni i PD-së në mëngjesin e së premtes bëri homazhe edhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gllogjan.