Lajme

PD e Vushtrrisë e shqetësuar për dëmtimin e Urës së Gurit

By FerizajPress

February 19, 2017

Partia e Drejtësisë dega Vushtrri, shpreh shqetësimin e saj për dëmtimin dhe rrënimin e trashëgimisë kulturore në qytetin e Vushtrrisë, me konkretisht rrëzimin e blloqeve të Urës së Gurit.

Duhet pasur parasysh së Ura Gurit është në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe duhet intervenuar sa më shpejtë në këto monumente që i përkasin historisë sonë shekullore.

Me këtë rast apelojmë që Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, nga Departamenti për trashëgimi kulturore dhe nga Instituti i Mbrojtjeve të Monumenteve dhe nga Komuna e Vushtrrisë që të ndërmarrin masat e duhura për mbrojtjen e këtij monumenti historik.