Editorial

Pavarësia e Kosovës brenda Arkitekturës së Shqipërisë Etnike

By FerizajPress

February 16, 2018

 

Në prag të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës , mbarë Kombi Shqiptarë të jetë më i bashkuar e i konsoliduar si Komb në Ballkan. Deri të dita kur është Pavarësuar Kosova është një Përpjekje mbarëkombëtar i gjithë Shqiptarëve si brenda trojeve etnike edhe në mërgatë. Vetëm Dëshmoret kanë përmbyll misioni për Lirinë e Kombit Shqiptar . Prandaj Pavarësia e Kosovës duhet konsideruar si një hap drejt Shqipërisë Etnike në koordinim të ngushtë me Amerikën dhe NATO, në.

“Shqiptarë ! Kosova për ne nuk është një tokë e huaj që duam të pushtojmë, por gjysma e kombit dhe duhet ta mbrojmë. Kombi ynë është një nga më të vjetrit në Ballkan dhe n’Evropë. Ekzistencën e sotshme të tij e ka paguar nëpër shekuj me një derdhje gjaku që kapërcen çdo masë e çdo përfytyrim ka qëndruar me trimëri të gjitha invadimeve gjatë historisë. Çdo Shqiptar i çfarëdo ideje politike qoftë, duhet të mendojë për Kosovën , duhet ta thotë një fjalë për Kosovën, duhet të bëjë diç për Kosovën . Kosova është gjysma e jonë. Duhet t’a dimë, Shqiptarë , se jeta e jonë, e ardhmja e jonë si popull e si komb, do të varen nga vullneti, puna dhe organizim i ynë.” (Prof. Abaz Ermenji Kryetar i Komitetit Kombëtar -Demokrat “Shqipnija e Lirë” Fjalim në Kongresin e parë Botrore Chicago 24-25 Nëntor 1973)

Gjithë Kombi Shqiptarë të festoj me Plisin e Bardhë në Kokë , në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës . Të punojmë të gjithë që sa ma shpejtë ta Bëjmë Shqipërinë Etnike dhe mbarë Kombi Shqiptarë të jetë i Lirë .

Me konsideratë Prof .Hyzri Salihu Koordinator i FBKSH,së Shqipëri Etnike -Mërgatë