Benjamin Pavard është kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Mbrojtësi francez i Stuttgartit, ndiqet me shumë interes nga ekipet kryesore të Europës, të cilat dëshirojnë të sigurojnë shërbimet e tij. Skuadra e fundit që futet në garë për të është Manchester City i Pep Guardiolas, që duhet të mposhtë sidomos konkurrencën e Bayern Munchen dhe Real Madridit, që shikojnë te 22-vjeçari përforcimin ideal për krahun e djathtë, transmeton “SS”. Pavard, aktualisht është i impenjuar me Francën në Botëror, duke qenë një nga pikat kyçe të formacionit të Deschamps.