Sport

Paul Scholes i reagon ashpër Pogbas

By FerizajPress

August 20, 2018

Fjalët e Pogbas se nuk ishte në disponim për ndeshje dhe se skuadra dhe ai vet nuk po luftonin për fitore e kanë nervozuar ish mesfushorin e skuadrës. “I thua vetës apo jo? Je vazhdimisht duke u marrur me disponimin tënd. Bëje disponim të mirë” “Ty nuk të duhet trajneri apo dikush tjetër,nuk të duhen bashklojtarë, ti e mëson vetveten” është shprehur Scholes në raport me francezin. “Nuk ka mbrojtje për atë koment, nuk ka shfajësim rreth atij komenti” ka përfunduar legjenda”. Afati kalimtar e vendosi Pogban në krye të faqëve në gazetat më të mëdha të botës, me spekulimet rreth kalimit të 25 vjeçarit në Barcelonë. /Lajmi.net/