Lajme

Pastruesja serbe ia vjedh në banesë pensionistes austriake mbi 100 mijë euro

By FerizajPress

July 31, 2016

Një pastruese serbe dyshohet se për muaj të tërë në mënyrë të përsëritur i kishte vjedhur të holla në banesë një plake 73-vjeçare në Vien Landstrasse, në Vjenë të Austrisë. Sipas policisë austriake, pastruesja 52-vjeçare gjithnjë kur kishte dalë nga banesa e plakës, kishte marrë me vete dia qindra euro.

“Besimi ishte shumë i madh në gruan nga Serbia. Çdo muaj ajo vinte për t‘ia pastruar banesën e 73-vjeçares. Por, pensionistja pasanike kishte vërejtur se që nga marsi i vitit 2015 paratë e saj janë duke u zhdukur”, shkruan krone.at, përcjell albinfo.ch.

Të mërkurën, derisa pastruesja ishte duke e pastruar banesën, policia e kishte gjithë banesën në vëzhgim. Asaj ia kishin lënë 800 euro në banes për ta sprovuar nëse i merr.

Gruaja bie në sprovë dhe i merr të hollat. Derisa ajo ishte duke dalë nga banesa, policia për krime e ndalon atë dhe ia gjen paratë. Ajo ka pranuar se i kishte marrë paratë si huazim nga plaka, por kishte harruar ta njoftojë paraprakisht.