Ferizaj

Pastrohen Varrezat e Vjetra të Qytetit

By FerizajPress

May 03, 2021

Ferizaj. 03.05.2021

Aksioni për pastrimin dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të Varrezave të Vjetra të Qytetit po vijon edhe këtyre ditëve. Këtë fundjavë, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili doli në inspektim të këtij aksioni, për të ndjekur nga afër punën që po kryhet tash e sa kohë në mirëmbajtjen e varrezave.

Drejtori Halili tha se aksione të tilla po ndërmerren vazhdimisht dhe se si i tillë, ky aksion është kryer më parë edhe në Varrezat Katolike, ato ortodokse dhe në Varrezat e Vjetra të Qytetit.