Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Ferizaj ka nisur aksionin për pastrimin e varrezave në qytet. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili njoftoi se ky aksion ka filluar ditë më parë, gjersa janë pastruar Varrezat e Vjetra të Qytetit, Varrezat Katolike dhe Varrezat Ortodokse.
Ai shtoi se aksione të tilla do të ndërmerren më shpesh në mënyrë që vendprehjet e më të dashurve, familjarëve të qytetarëve ferizajas të mirëmbahen rregullisht dhe të jenë të dinjitetshme. Ai tha se në kuadër të këtij aksioni, do të ketë investime në rregullimin e infrastrukturës bazë siç janë rrethojat e varrezave, rregullimi i kubëzave, ndriçimi publik e të tjera.