Ferizaj

Pastrohen dhe rregullohen trotuaret  në rrugën “Brahim Ademi” (Foto)

By FerizajPress

July 30, 2016

Dita e shtunë ishte dit e aksioneve vullnetare e pastrimit dhe rregullimit të pjesëve anësorë në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj.

Rruga  “Brahim Ademi” dhe pjesa e parkut afër Palestrës së Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj sot janë pastruar dhe  ka filluar  rregullimi vullnetar nën organizimin e Labinot Tahirit dhe  kompanisë “Kopshti I Artë” në Ferizaj.

Labinot Tahiri  me disa vullnetar qysh në orët e paradites kishte marrë një aksion  për pastrimin e mbeturinave    në rrugën “Brahim Ademi”  .

Por  në anën tjetër kompania “Kopshti i Artë” ka filluar kositjen e barit në po të njëjtën rrugë nga ana e Palestrës së Sporteve në tërë gjatësinë e kësaj pjese të rrugës.

“Është një aksion që ti jepte një pamje më e mirë kësaj pjesë  por edhe të krijohet një ambient më I mirë  pasi  bari në këto pjesë përveç pamjes jot ë mirë që po i jep kësaj pjese paraqet edhe një pasiguri për kalimtarët e rastit” tha Faton  Haxhisalihu, pronar i kompanisë “Kopshti i Artë” i cili vet i ishte përvjelë punës .

Haxhisalihu tha se  për mirëmbajtje të kësaj pjese nuk ka të kontraktuar ndonjë operator ekonomik prandaj   kishte vendosur që këtë  ta bëjë vullnetarisht vetëm që kjo pjesë të merrte një pamje më të mirë.Ai  bëri të ditur që këtë aksion nuk do ta ndërpres deri sa të bëjë pastrimin e pjesës që nga Shkolla e Agrobiznesit e deri tek rrethrrotullimi prapa Palestrës së Sporteve.