Ferizaj

“Pastërtia” po vazhdon të jetë në terren gjatë 24 orëve për të pastruar borën dhe akullin

By FerizajPress

January 24, 2017

KRM “Pastërtia” në Ferizaj  po punon gjatë shtatë ditëve të javës 24 orë pa ndërprerë, për të siguruar qarkullim më të mirë të këmbësorëve dhe makinave. Prioritet opretiva ferizajase I ka dhënë trotuareve dhe rrugëve që janë me frekunetim më të madh dhe ku ka trashësi më të madhe të akullit, aty ku kripa nuk kryen punë.

Ekipet e KRM “Pastërtia” në Ferizaj, janë duke punuar në terren gjatë gjithë 24 orëve për 7 ditë të javës, për të pastruar borën dhe akullin në rrugë e trotuare, për të cilat është e kontraktuar. Ekipet e saja me makineri dhe punëtorët fizik janë angazhuar me të madhe, duke pasur prioritet ato rrugë dhe trotuare që janë me shtresë më të madhe të akullit. e ku është më I vështirë qarkullimi për këmbësorë. Por nuk po mbeten anash as rrugët dhe rrugicat të cilat po pastrohen dhe po hudhet kripë e rërë nëpër to. Sipas operativës “Pastërtia” të njësisë në Ferizaj, vetëm që nga fillimi I reshjes së dëborës, ka hudhur mbi 130 ton kripë dhe mbi 45 ton rërë. Operativa thotë se përveç vështirësive me mekanizmin e vjetëruar, pengesë në realizimin me suksesë të punëve po paraqesin edhe rrugicat të cillat përpos që janë të ngushta për ta future makinerinë, në to ka edhe makine të banorëve që jetojnë në ato rrugica. Për të inspektuar punët në terren, ka dalur edhe vetë kryeshefi I kësaj kompanie ku edhe gjatë orarit të natës ka qenë në vendpunishte sëbashku me punëtorët, në mënyrë që nga afër të njoftohet me situatën në terren. KRM “Pastërtia”, u bën thirrje qytetarëve që të kenë mirëkuptim për vonesat e mundëshme derisa të vijë radha për intervenim, derisa njëkohësisht kërkon nga pronarët e bizneseve dhe të godinave të ndryshme, që të akullin dhe borën ta heqin para hyrjeve të tyre e mos të fajësojnë kompnainë e cila nuk e ka atë detyre. Kompania falënderon edhe të gjithë bashkpunorët me të cilët është marrë vesh që të ndihmojnë me anë të një kompnsimi të vogël, kundrej heqjes së derivative të naftës. Ditëve në vijim pritet që kjo kompani të nisë me heqjen e grumbujve të borës, duke pasur prioritet ato rrugë e rrugica ku ka më shumë dendësi të qytetarëve dhe frekuentim të makinave e këmbësorëve.