Lajme

Pasditja e “nxehtë”, dialogu mbledh gjithë liderët e partive (Dokument)

By FerizajPress

July 04, 2018

Liderët politik dhe përfaqësuesit e subjekteve parlamentare sot do të mbajnë tryezë lidhur me dialogun me Serbisë. Në një dokument që e ka siguruar Indeksonline, bëhet e ditur se ky takim do të nis në ora 17:00 dhe do të përfundoj në ora 19:00. Tema e cila do të diskutohet në këtë takim është Dialogu me Serbinë: ndërtimi i platformës dhe koncesusit në Kuvend si dhe emërimi i ekipit negociator, transmeton Indeksonline. Liderët dhe përfaqësuesit e partive që do të jënë pjesë e kësaj tryezë janë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, Kryetari i VV-së Albin Kurti, nga AAK Ramush Haradinaj, Kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti e të tjerë. Shikoni më poshtë listën e plotë të tyre./Indeksonline/