Ai u tha atyre, që të forcohet uniteti mes gjithë serbëve, njoftoi Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Aleksandër Vulin.
“Jam i bindur se ata do ta vlerësojnë unitetin. Ajo që është më e rëndësishmja tani është që serbët ta marrin fatin e tyre në duar”, tha Vulin për Tanjug, transmeton lajmi.net.
Ai shtoi se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të formohet.
Sipas Vulinit, Serbia nuk do të nënshkruaj asnjë marrëveshje deri sa të zbatohet marrëveshja e AKS-së.
“ASK-ja duhet të formohet, do të ishte mirë që të bëhen me pëlqimin e të gjithë nënshkruesve që arritën marrëveshje në Bruksel, por nëse kjo nuk është e mundur, atëherë serbët në Kosovë do të marrin fatin e tyre në duar dhe askush nuk mund t’i fajësojë ata”, tha Vulin.
Ndër tjera, ai tha, se mënyra e vetme që Serbia të jetë e suksesshme, të ruaj interesat e saj në Kosovë, është që të ketë një unitet dhe politikë të qartë mes të gjithë serbëve të Kosovës dhe qeverisë serbe. /Lajmi.net/
.