Sport

Pas Vidal, Barca ‘bombardon’ me një tjetër transferim

By FerizajPress

August 04, 2018

Kjo ka bërë që katalanët ta mendojnë seriozisht transferimin e yllit të Manchester United, Paul Pogba në ‘Camp Nou’. Sipas “El Mundo Deportivo”, ëndrra e Barcelonës është të bashkojë sërish në të njëjtin mesfushë Paul Pogba dhe Arturo Vidal, si te kohët e arta te Juventus. Pas transferimit të Vidal, është tani agjenti Mino Raiola që ka nisur punën për të çuar Pogban nën urdhrat e Ernesto Valverde.

Përndryshe Leo Messi ka dhënë “ok” për marrjen e Pogba, pas një bisede që pati me Eric Abidal, aktualisht drejtues i Barcelonës, mik i mirë me francezin e Manchester United./Lajmi.net/