Editorial

Pas themelimit të ushtrisë, pavarësisht se kujt i dedikohet, merita shërbimi i bëhet shtetit dhe popullit të Kosovës

By FerizajPress

March 12, 2017

Pasi presidenti i Kosovës e nënshkroi ligjin për transformimin e FSK-së në forcë ushtarake të Kosovës, të menjëhershme qenë reagimet,zhurma dhe spekulimet nga të gjitha pozicionet. Në njërën anë u alarmua shteti i Serbisë i cili dekretimin e ligjit për themelimin e ushtrisë nga z.Thaqi e konsideron se është në kundërshtim me interesin e shtetit të Serbisë,serbëve në Kosovë por edhe në mospërputhje me vetë kushtetutën e Kosovës. Por me sa duket fashistët e Beogradit kanë harruar se në preambulën e kushtetutës së tyre, Kosova konsiderohet si pjesë përbërëse e shtetit serb. Z.thaqi me zgjuarsinë e tij i detyroi qeveritarët serb, të cilët edhe pse se njohin pavarësinë e Kosovës, i obligoi të kërkojnë zbatimin e kushtetutës së këtij vendi. Pretendimet dhe opinionet se formimi i ushtrisë duhet bërë në harmoni me ndryshimet kushtetuese,. Kjo e fundit, kushtetuta është e kushtëzuar në mënyrë ekskluzive nga vullneti i serbëve, e të cilët botërisht kanë deklaruar se interesi dhe siguria e tyre janë Serbia dhe se nga Kosova mund ti marrin vetëm pagat por që në asnjë mënyrë serbët kosovarë nuk e marrin mundin që Kosovën ta mbrojnë dhe ta konsiderojnë si shtet të tyre atëherë natyrshëm lind pyetja se serbët Kosovar a mund ta mbrojnë Kosovën nga vetvetja e tyre. Historikisht dihet se serbët e shqiptarët nga shek XIII e deri në ditët e sotme i kanë ndarë lumenj gjaku. Ata për më tepër se 6 shekuj njihen si asimilues ushtrues të gjenocidit dhe vrasës sistematikë të shqiptarëve. Sot është tepër naive të shpresohet se serbët e Kosovës do të pajtohen për ndryshimin e kushtetutës, e cila do ti hapte rrugën formimit të ushtrisë së Kosovës kur botërisht dihet se ishin pikërisht serbët të cilët më 17 shkurt 2008, kur kuvendi i Kosovës e shpalli pavarësinë ata në shenjë revolte i futën flakën një pjese të Kosovës. Aktualisht në rrethanat kur në Nish të Serbisë jo më larg se 180 km prej Prishtinës janë stacionuar forca ushtarake dhe artileria e rëndë ruse, me siguri jo për ta mbrojtur Serbinë por për ti ndihmuar në pushtimin e vendeve fqinje, do të ishte jo vetëm gabim fatal por edhe fatkeqësi historike që të prolongohet themelimi i ushtrisë së Kosovës. Është tërësisht e qartë se ushtria e Kosovës përballjen e parë dhe të vetme do ta kishte me hegjemonizmin serb. Atëherë si mund të shpresohet se shteti dhe populli serb por edhe serbët e Kosovës do të lejonin themelimin e një ushtrie siç është kjo e jona e cila do ta tkurrte ndikimin e hegjemonizmit pushtues serb kundër vendit tonë. Shtetet perëndimore të cilat gjatë luftës e ndihmuan e besa edhe tani po e ndihmojnë Kosovën në konsolidimin e saj si shtet i pavarur, të mos harrojnë se edhe pse ata i bënë shërbim të madh popullit tonë sidomos gjatë luftës së fundit, tragjedinë dhe egërsinë e holokaustit serbë e përjetuam vetë ne shqiptarët. Atëherë pse me çdo kusht kërkojnë ndryshimin e kushtetutës kur kjo e fundit pa vullnetin e vrasësve të shqiptarëve është e pamundur të realizohet. Po a është kuvendi ai që e zyrtarizon kushtetutën e pse mos ta zyrtarizoj ushtrinë, mandej a është presidenti ai që kujdeset për ligjet që kalojnë në parlament e pse ai mos të nxjerrë ligje për ushtrinë urdhër dhënës suprem i të cilës është ai vetë. Të mos harrojnë të gjithë ata që përpilojnë dhe miratojnë ligje se nëse ligjet e një shoqërie bëhen pengesë për zhvillimin dhe avancimin e shoqërisë ato duhet ndryshuar e kjo vlen edhe për kushtetutën. E në qoftë se një grup minoritarë për arsye armiqësore që i ka me shtetin ku jeton nuk lejon ndryshimet kushtetuese atëherë ato duhet të bëhen në kundërshtim me vullnetin e tyre. Sikur shoqëria të iu detyrohet ligjeve edhe atëherë kur ato janë regresive, ne akoma do të ishim në sistemin skllavopronar, sepse ajo shoqëri nuk ka nxjerr ligje që do ta legjitimonin përmbysjen e saj. Kryeministri i Kosovës të cilin me sa duket formimi i ushtrisë e vendosi në bisht të këtij procesi, nuk duhet të bëjë sehir sepse tani ai nuk është ministër i qeverisë në ekzil ku si detyrë ka vetëm grumbullimin dhe shpenzimin e mjeteve financiare nga bashkë mërgimtarët por aktualisht është kryeministër i Republikës së Kosovës. Dhe për procesin në fjalë nuk duhet të ofroj deklarata tri kuptimore: 1. Se edhe e donë formimin e ushtrisë , edhe i dëgjon ata që janë kundër saj,e edhe e synon ndryshimin e kushtetutës sipas porositë nga më të ndryshmet, kur ai më mirë se çdo kush tjetër e din se kjo është e pa mundur. Më mirë Z. Kryeministër është të jesh ushtar i thjeshtë i betejave të fituara sesa gjeneral i luftërave të humbura. Të mos harroni Z. Kryeministër se shqiptarët kurrë nuk do tu a falin edhe një herë që ju duke shfrytëzuar funksionin qeverisës ta sfidoni themelimin e ushtrisë siç e kundërshtuat gjatë luftës së fundit në Kosovë luftën heroike të UҪK-së përmes një formacioni të vonuar ushtarak që ishte FARK-u i cili u kujdes më shumë ta pengonte luftën e kosovarëve për çlirim sesa ta luftonte Serbinë. E sa i përket deklaratës së Z.Surroi i cili nuk e ka ndikimin qeverisës dhe vendimmarrës por më tepër u paraqit si opinionistë se z.Thaqi ishte i nxituar. Nga këtu i themi Z.Surroi se ja që presidenti fare nuk u beson atyre metodave tuaja të viteve 90-ta ku ju bashkë me mendimtarët si ju i bartët arkivolet nëpër Prishtinë dhe gjoja me shkundjen e çelësave e shpresonit ta fitonit mëvetësinë nga Serbia. Përkundër bindjeve tuaja dhe të kryeministrit z.Thaqi edhe pse nuk është imun nga dobësitë e caktuara, ai nëpër dekada është dëshmuar se është njeri i vendimeve të mëdha historike për vendin tonë. Të mos harroni z.kryeministër dhe z.Surroi se historinë e lavdishme të popullit tonë e bëjnë luajt dhe jo kërmijtë

Remzi Hasani