Lajme

Pas sulmeve të Lu, takim Meta-Llalla

By FerizajPress

February 03, 2017

Takimi mes të dyve duket si një konfirmim i zërave se Adriatik Llalla nuk do të kishte pasur guxim të sulmonte ambasadorin amerikan pa mbështetje politike.

Edhe procedura e kalimit të emrave në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, që ndezi debatin publik mes Donald Lu dhe Adriatik Llallës ishte mbrojtur publikisht nga Ilir Meta, kur u kontestua nga socialistët, shkruan Lapsi.al.

Në disa raste, Ilir Meta ka akuzuar njerëz apo media të Soros si organizatorë të sulmeve ndaj tij, njësoj siç bëri Llalla një ditë më parë, duke iu referuar ambasadorit amerikan.

Qëndrimet janë përshkallëzuar pas fitores së Donald Trump në SHBA dhe me intensifikimin e kontakteve me administratën e re në Shtëpinë e Bardhë.