Pas Cristiano Ronaldos, një tjetër lojtar i Real Madridit mund të transferohet te Juventusi në Serie A. Në Itali raportohet se trajneri Massimiliano Allegri u ka kërkuar drejtuesve të klubit që të provojnë transferimin e Mateo Kovacic. Italiani është një admirues i madh i mesfushorit kroat, i cili mund të zëvendësojë Miralem Pjanic në rast të largimit. Kovacic te Real Madrid ishte transferuar nga Interi./Lajmi.net/