Dy nënkryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu janë “dorëzuar” sa i përket asaj se kush duhet t’i udhëheq bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Figurat kryesore të LDK-së në deklaratat për media janë shprehur pro që të vazhdohet dialogu, mirëpo të ketë kujdes presidenti Hashim Thaçi në marrëveshjet e fundit dhe vendimtare për vendin. Nënkryetari i subjektit më të madh opozitar, Agim Veliu ka deklaruar se në dialog duhet shkuar të përgatitur për të shmangur gabimet e mundshme, shkruan Indeksonline. “Meqë është finalja (e dialogut) dhe ai (Thaçi) po shërbehet me terma të tillë finalja është një dhe e papërsëritshme dhe aty nuk ka mundësi të korrigjohet asgjë nëse bëhet diçka gabim në finale atëherë mund të humbë Kosova. Ne duhet të jemi shumë të vendosur, duhet të jemi unik”, tha Veliu në një emision televiziv. “Ne jemi të gatshëm që të ofrohemi mirëpo paraprakisht mendoj që për një periudhë kohore çështja e dialogut duhet të shtyhet dhe të rikonfirmohet edhe një herë skena politike e Kosovës sepse këto institucione kanë mbet pa legjitimitet, pastaj pas këtij procesi do të duhej me u ndërtu një ekip i institucioneve dhe subjekteve politike pa e mohu askënd në mënyrë që ta përmbyllim këtë çështje që është jashtëzakonisht me rëndësi për të ardhmen e vendit”, u shpreh ai. /Indeksonline/ Pasi i doli në krah Thaçit, nis ‘hakmarrja’ e LDK-së ndaj Lutës!