Show Biz

Pas largimit nga “On Records” Mozzik dhe Kida rikthejnë shoqërinë

By FerizajPress

June 28, 2019

Pas largimit të Mozzik dhe Getinjo nga labeli “On Records” duket se marrëdhënia e dy reperëve nuk ndryshoi vetëm me menaxherët por edhe me kolegët e tjerë brenda label-it.

Dikur Mozzik dhe Kida ishin miq të mirë, dyshe e pandarë jo vetëm në bashkëpunime e në muzikë por edhe në përditshmëri. Por ja që pas shkëputjes së dy reperave nga “On Records” gjërat ndryshuan disi. Ata nuk ndiqeshin më në Instagram e as nuk takoheshin nga afër.

Më herët e pyetur mbi raportin mes tyre Kida ka thënë se thjesht ka qenë diçka e menaxherëve, e cila nuk është punë mes tyre si artista, gjithçka mbetet tek ata kështu që ata nuk përzihen në atë aspekt.

Tashmë që Kida e përfundoi kontratën e saj me “On Records” duket se gjërat kanë ndryshuar

ot Mozzik bashkë me Loredanën kanë qenë duke dëgjuar në makinë këngën më të re të Kidës, “Tela” një bashkëpunim i saj me Ermal Fejzullahu.