Lajme

Pas Kosovës, operacion antiterror edhe në Shqipëri dhe Maqedoni

By FerizajPress

November 05, 2016

Operacioni është drejtuar nga Drejtoria Antiterror në Policinë e Shtetit  bashkërendim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Shkodër, Dibër, Elbasan si dhe me Forcat e Lëvizshme Operacionale dhe është zhvilluar në qytetet Tiranë, Dibër, Shkodër dhe Elbasan.

Në përfundim të këtij operacioni u ndaluan shtetasit:

Xh. F, 34 vjeç, lindur e banues në Vranjt, Dibër.

B. P, 30 vjeç, lindur në Tiranë, banues në Shkodër.

E.F, 30 vjeç, lindur e banues në Shkodër.

M. H, 46 vjeç, lindur në Peshkopi, Dibër, me banim në Tiranë.

Ndalimi u bë pasi këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe shtetas të tjerë jashtë vendit, propagandojnë nxitjen e urrejtjes, rekrutimin e personave për të shkuar në Siri përkrah organizatës terroriste ISIS, mbështesin me logjistikë e financime këtë organizatë terroriste, si dhe mund të udhëtonin në zonat e konfliktit në vendet e Lindjes së Mesme.

Në Kosovë u arrestuan 7 persona me të njëjtat akuza. Operacioni u zhvillua në Prishtinë, Mitrovicë dhe Ferizaj. /Lapsi.al/

Lexoni edhe:

Arrestimet e sotme për terrorizëm, Policia: S’ka vend për shqetësim

.