Neymar e ka tepruar me sjellet e tij të pahijshme pas fundit të takimit Barcelona – Valencia.
Ylli brazilian e humbi tërësisht kontrollin të dielën, kur Barcelona pësoi 2-1 në shtëpi ndaj Valencias.
Pasi takimi përfundoi, Neymar goditi me shuplakë mbrojtësin e Valencias Antonio Barragan, gjersa ky i fundit po festonte me shqiptarin Shkodran Mustafi.
Por, pas kësaj, mësohet se Neymar ‘shpërtheu’ edhe në tunel, ku ai gjuajti me shishe uji një nga lojtarët e Valencias.
Futbollisti i Valencias, Santi Mina, i cili shënoi ndaj Barcelonës, foli sot para mediave ku tha se ai pa diçka duke “fluturuar” në tunel, por ai arriti t’i shmangej. /Gazeta Blic/