Sport

Pas emërimit të Contes trajner, këto janë fjalët e legjendës Lampard

By FerizajPress

April 04, 2016

Legjenda e Chelseat, Frank Lampard, është shprehur se Antonio Conte do të ketë sukses me Chelsean.

Antonio Conte sot zyrtarisht është emëruar si trajneri i ri i kampionëve të Anglisë, dhe legjenda më e madhe e klubit ka thënë se Conte është i duhuri për ta rikthyer Chelsean në rrugën e suksesit.

Lampard nuk ka dyshim se 46-vjeçari është i duhuri për gjigantin e Premier Ligës.

“Mendoj se ai është një trajner i mrekullueshëm”, tha mesfushori i New York City FC për Goal.com

“Chelsea është punë e madhe, sidomos me sezonin e vështirë që ka pasur, por mendoj se Conte ka një pedigre fantastike… shikoni çfarë ka bërë me Juventusin dhe kombëtaren e Italisë”, tha 37-vjeçari Lampard. /Gazeta Blic/