Show Biz

Pas diss-ave, Fifi i rregullon marrëdhëniet me reperen e njohur

By FerizajPress

February 01, 2019

Fifi muaj më parë bëri shumë bujë me këngën ‘Habibi’ e cila qartazi u konsiderua diss për reperet e reja nga Tayna tek Rina.

Por, një pjesë e tekstit i dedikohej haptazi Melindës.

“Deri dje Lulija ke me dimija, sot me brekë të hiqta”, thoshte Fifi duke iu referuar këngës “Lulija”.

Megjithatë, mes vajzave tashmë duket se raportet janë për t’iu pasur lakmi.

Ka qenë vetë Fifi ajo që në InstaStory e ka shpërndarë me link këngën e re të Melindës duke vulosur në këtë formë zbutjen e raporteve.

Megjithatë, duket se këngëtarja e hitit ‘Psikopatja jote’ vazhdon të ngelet e pakompromis për dy emra të tjerë, Tayna dhe Rinën.