Ferizaj

Pas 17 viteve, në fshatin Talinovc i Jerlive, u themelua nëndega e LDK-së

By FerizajPress

February 12, 2017

Ferizaj.12.02.2017. Për 17 vite me radhë në fshatin Talinovc i Jerlive, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk pati strukturën e saj të themeluar në këtë fshat.

Dhe, sot, pas tërë këtyre viteve, fal angazhimit të madh të veprimtarëve të vjetër të LDK-së dhe fal angazhimit dhe bashkëpunimit të madh kryetarit të degës së LDK-së në Ferizaj, njëherit dhe kryetar komune, z. Muharrem Sfarqa me banorët e këtij fshati në mënyrë solemne arriti të themeloj këtë nëndegë, në të cilën u zgjodhën strukturat e saj udhëheqëse me kryetar, Gani Xhemjali.

Në këtë takim, në të cilën u themelua kjo nëndegë, gjithashtu u nderuan me respekt të veçantë të gjithë veprimtarët dhe dëshmorët e këtij fshati me një minutë heshtje. Po ashtu, respekt të veçantë u tregua për veprimtarin e vjetër të Lidhjes Demokratike të Kosovë,  Tasim Hasanin i cili në vitin 2013 u nderua me çmimin “ Dr. Ibrahim Rugova” .

Në këtë takim të pranishmit u zotuan se kësaj nëndege të LDK-së do t’ia kthejnë namin ashtu sikurse ka e gjithë dega e LDK-së në Ferizaj.