Ferizaj

Pas 10 muajve trajtim në Turqi , i riu Fitim Mehmeti, kthehet në Kosovë, shërohet nga Leukemia

By FerizajPress

December 15, 2021

Fitim Mehmeti është shëruar dhe i është kthyer jetës me familjen e tij, këtë e ka thënë prindi i tij për televizionin Liria. Ai tregoi për vështirësitë e dhimbjet që kishte për këta muaj sa Fitimi ishte duke u kuruar ne spitalet e Turqisë. Uroj çdo të sëmuri shërim e secili prind që ka fëmijët e sëmurë tu shërohen sikur djali im.

Ai ka falënderuar çdo donator që dhuruan të holla për shërimin e djalit të tij e që kapte vlerën mbi 160 mijë euro.

Ferizaj atë kohë kishte treguar shpirtin human e solidar dhe brenda 3 ditësh kishte tubuar mjetet e nevojshme për trajtim.

Fitimi fillimisht kishte filluar terapitë në Shkup e që më pas ishte transferuar në një spital në Turqi.

Gjithashtu edhe iniciuesit dhe organizatorët e këtij aksioni human për grumbullim të mjeteve u shprehen tejet të kënaqur pasi ky aksion u finalizua me shërimin e plotë të Fitimit, ata falënderuan të gjithë ata që kontribuuan në forma dhe shuma të caktuara.