Lajme

Partia Socialiste i kundërpërgjigjet shqiptarëve me platformë maqedonase

By FerizajPress

February 15, 2017

Kjo parti e drejtuar nga deputeti ”i përjetshëm” në Kuvendin e Maqedonisë ju ka bërë thirrje të gjithë partive maqedonase që të bashkangjiten rreth kushteve që qytetarët e Maqedonisë duhet që t’i plotësojnë, shkruan telegrafi Maqedoni.

Nga PS e Maqedonisë nuk e kanë precizuar se për çfarë kushtesh flitet por kanë thënë se duhet të përfshihen të gjithë pyetjet që kanë të bëjnë me të drejtat e popullit maqedonas.

Të parët u përgjigjën nga partia e Gruevskit, OBRM-PDUKM dhe nga atje thonë se kryetari i tyre Gruevski ka premtuar ”do të mendojmë edhe ne diçka që do të ju siguroj të drejta shqiptarëve të Maqedonisë.” thonë mes tjerash nga OBRM-PDUKM pas shprehjes së mbështetjes.