Ai ka thënë se për hyrjen e PVD-së në Qeverinë serbe kanë marr sugjerime edhe nga ambasadori shqiptar dhe ai amerikan në Beograd.
Në një intervistë për “Epoka e Re”, Hasani ka thënë se PVD-ja do të jetë pjesë e kësaj Qeverie vetëm nëse plotësohen kërkesat që janë shtruar në takimin e parë me Vuçiqin.
Sipas tij, deri më tani mandatari për formimin e Qeverisë serbe ka treguar gatishmëri për ta plotësuar vetëm një kërkesë të tyre, që kjo parti shqiptare ta udhëheqë Trupin Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
.