Transferimi i Cristiano Ronaldos në Serie A, ka shtuar interesimin e tifozëve të futbollit italian. E tani disa klube po tentojnë të përfitojnë financiarisht në mënyra të pakëndshme, përcjellë “Lajmi.net”. Një nga ato është Parma, që është ngritur në Serie A. Klubi emilian ka ngritur çmimin e biletave në mënyrë marramendëse. Nga 25 euro që kushtojnë biletat normalisht, ndaj Juventusit bileta do të kushtojë 178 euro duke u rritur me 600 %. Ndërkohë një abonim vjetor në stadium kushton 190 euro. /Lajmi.net/