Léon van Schie, zyrtar për informim pranë Dhomave të Posaqme të Parlamentit të Holandës, i ka thënë TribunaChannel se propozimi është dërguar tek parlamenti në qershor, dhe se gjithçka është e kryer me 22 shtator sa i përket Dhomës së Përfaqësuesve.
Dhoma e Përfaqësuesve është dhoma kryesore e parlamentit në Holanë. Aty bëhet diskutimi i legjislacionit të propozuar dhe rishikimi i veprimeve të Qeverisë. Dhoma e Përfaqësuesve diskuton atë dhe, nëse miratohet nga një shumicë, e dërgon atë për në Senat.
“Propozimi është dërguar tek parlamenti në qershor e ndjekur nga një procedure e shkruar. Propozimi u pranua nga Parlamenti, pa një debat dhe votim në 22th shtator. Në Dhomën e Përfaqësuesve procedura është e kryer,” është përgjigjur Léon van Schie.
Por, ratifikimi i plotë i kësaj marrëveshjeje është parakusht për fillimin e aktiviteteve gjyqësore në Holandë.
Këtu është shprehur për TribunaChannel, Avis Benes, shef i informimit public në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
.