Lajme

Parlamenti britanik voton për shtyrjen e Brexit

By FerizajPress

October 19, 2019

Parlamenti në Angli ka votuar për shtyrjen e Brexit.

Kryeministri britanik Boris Johnson, do ta paraqesë marrëveshjen sërish javën e ardhshme.

Me 322 vota pro dhe 306 kundër, deputetët vendosën që të miratojnë një amendament, i cili shtyn votimin e marrëveshjes së arritur nga Qeveria, deri sa kjo e fundit të miratojë një tjetër ligj që shmang daljen nga unioni pa marrëveshje, diçka që Kryeministri ka kërcënuar që do të bëjë nëse nuk miratohet ujdia e fundit e arritur.