Lajme

Parlamenti britanik s’do ta hetojë kryeministrin Cameron për rastin e Panama Papers

By FerizajPress

April 23, 2016

Kryeministri britanik, David Cameron, nuk do të hetohet nga parlamenti britanik për lidhjen e tij të mundshme me kompanitë ‘offshore’, respektivisht me dokumentet e firmës panameze, Mossack Fonseca.

Sipas të përditshmes britanike “The Guardian”, komisionerja e standardeve parlamentare, Kathryn Hudson, ka vendosur që të mos hetohet kjo çështje, e cila daton nga koha kur Cameron ishte lider i opozitës.

Cameron kishte deklaruar në fillim të këtij muaji se kishte shitur aksionet e tij në janar të vitit 2010 për 42 mijë dollarë, pak muaj para se të merrte pozitën e kryeministrit të vendit dhe se nuk kishte bërë asgjë ilegale,transmeton Republika.info.