Ferizaj

Parkun e Lirisë në mungesë të mirëmbajtjes po e mbulon  bari (Foto lajm)

By FerizajPress

June 07, 2016

Ferizaj.07.06.2016 – Parku i Lirisë në të cilin u investuan  shumë mjete në mungesë të kujdesit ka filluar të shndërrohet në vend të  frikshëm për pushim.  Vendet të cilat ishin bërë për pushim të vizitorëve  në mungesë të mirëmbajtjes kanë  filluar  të mbulohen nga bari dhe të bëhen të papërshtatshme për pushim.

Tani kur  edhe koha ka filluar   të jetë më e përshtatshme që kjo pjesë të shfrytëzohet për pushim dhe rekreacion  kërkon një intervenim sa më të shpejt .