Editorial

Parimet politike apo luftë për pushtet

By FerizajPress

June 23, 2017

Zhvillimet politike pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, për disa parti politike është bërë mënyrë për ta hjekur maskën e tyre, të cilën për kaq vite ishin fshehur pas saj.

Numrat,  përqindja e fituar nga subjektet politike, siç duket ka penguar të gjitha taborret për krijimin e një qeverie stabile.

Edhe koalicionet parazgjedhore, që u krijuan për ta marrë pushtetin, nuk arritën synimet që kishin planifikuar, e në anën tjetër, LVV e cila u befasua me rezultatin e arritur, nuk ka mundësi të krijoj qeverinë, ani pse na del të jetë partia më e votuar. Në parim me një rritje enorme, ende e pa studiuar, triumfoi LVV, por jo në atë nivelin që ishte dashur të jetë, për të pasur komoditetin e ndërtimit të qeverisë stabile e të qëndrueshme.

Partitë e koalicionet të cilat u renditën në dy pozitat e para, u detyruan të dalin nga vetvetja për t’i përmbushur aspiratat e egot e tyre politike. LDK-ja, një subjekt mjaft i atakuar, i cili udhëhiqte me qeverinë e vendit, ishte cak i sulmeve të një pas njëshme politike, një subjekt i cilësuar për pa aftësin e tij për të udhëhequr me vendin, i pa aftë për të marrë vendime të mëdha, në luftë të vazhdueshme për t’i rezistuar krahut opozitar, e besa në të shumtën e rasteve duke u kundërshtua edhe nga njerzit brenda këtij subjekti, pa përjashtuar kundërshtimet që vinin nga partneri i koalicionit PDK.

Ende pa u publikuar rezultatet zyrtare nga KQZ-ja, në bazë të atyre preliminare ndryshoi rrënjësisht qëndrimi për këtë subjekt politik. Qasja ndaj këtij subjekti politik po bëhet me mature politike (të rrejshme) nga dy taborret politike, për të marrë pushtetin, apo për të qëndruar edhe më tutje në pushtet.

Këto subjekte politike, me lojën e tyre të ndytë, mundohen që në forma të ndryshme të përkdhelin LDK-në, për t’i realizuar synimet e tyre në planin qeverisës.

Shumë herë është thënë, se të marrurit me politik, do të thotë të jesh i pafytyrë, mediokër, hipokrit, i dobët në qëndrime për atë që thua, i pavendosur, tradhtarë, gënjeshtarë e shumë virtyte të këqija, por asnjëherë nuk kam për ta kuptuar hipokrizin politike që ndodhë në vendin tonë, sepse jam mësuar më herët, që të ndaj të mirën prej të keqës, të bardhën prej të zezës, tradhtinë prej miqësisë, mikun prej armikut.

Asnjëherë nuk dua ta mësoj (por që duhet), pse na qenka kaq e rëndësishme LDK-ja në kohën e paszgjedhjeve, kur me të gjitha këto virtyte që po i atribuohen sot, nuk pasmi pasur nevojë fare të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, për të shpenzuar nga arka e shtetit disa miliona.

Nëse rëndësia e madhe e LDK-së për të qenë në qeveri edhe për një mandate të ri, atëherë pse ishte e nevojshme procedimi i mocionit të vot-besimit, është dashur ta përfundoj mandatin për aq kohë sa është e përcaktuar me ligjë.

Si ka mundësi që LDK-ja e skandaleve, që u jepej ky epitet dje, sot të jetë subjekt i besueshëm për qeverisje, apo ndoshta disa subjekteve të interesuara për LDK-në, ju është bërë qefi me renditjen që ka ky subjekt, për të pasur mundësi që të përfitojnë nga ky rangim i saj, për tu bërë marionetë apo satelitë i një subjekti të caktuar politik.

Si ka mundësi që LDK-ja e sotme të jetë e rëndësishme, e që LDK-ja e djeshme u sulmua në Parlament, në rrugë e ku jo.

Si ka mundësi që LDK-ja e djeshme, si bashkautore e kapjes së shtetit, me ministra të korruptuar e të pa aftë, sot të jetë subjekt i pëlqyer, pa ato thashetheme që kishim dëgjuar dje, apo ndoshta ky është vetëm një frazë, që të bënë të mendoshë se gjerat kanë ndryshuar brenda natës.

Krijimi i qeverisë së ardhshme, po shihet ashiqare që është në duart e LDK-së, po shihet faktorizimi i saj në këto ditë pikëllimi për të, pasi që nga një parti lidere sa ishte në vend, në ditët e sotme radhitet e treta, por e cila mbanë çelësin e qeverisë së vendit.

Shpresoj që zyrtarët e LDK-së nuk kanë për t’i harruar vezët të cilat hidheshin mbi liderin e tyre, nuk kanë për ta harruar gazin në Parlamentin e Kosovës, nuk kanë për ta harruar sulmet që bëheshin ndaj ministrave të saj në rrugë, nuk kanë për ta harruar as sulmin e dikurshëm që u provua të bëhej në jetën private të liderit të tyre, nuk kanë për ti harruar gozhdat në rrugë për të penguar rrugëtimin e liderit të tyre, por nuk kanë për ta harruar as prishjen e ujdisë që kishte dikur me PDK-në, qysh nuk kanë për ti harruar edhe thashethemet nga liderët e partive të tjera politike.

Topi na qenka në duart e LDK-së!

Vendimi duhej marrë nga LDK-ja, për ta formuar qeverin, apo vendin ta qojë në zgjedhje të jashtzakonshme.

Në të dua këto opcione, qelësi mbetet te LDK-ja.

Asnjëra nuk është më e keqe se tjetra!.

Kanë nuance sipërfaqësore të dëmshme për vendin?

Nëse eventualisht, LDK-ja e zyrtarët e saj do të binin në ujdi për të bashkëqeverisur me koalicionin PAN, si kanë mundësi t’i harrojnë thyerjet e fjalës së dhënë nga PDK-ja, apo në këtë formë kishin një marrëveshje të fshehtë politike PDK-LDK, për të ofruar pranë vetes në bashkëqeverisje edhe parti të tjera kundërshtuese opozitare, për të marrë vendime të mëdha për vendin, siç është:

Nëse eventualisht LDK-ja zgjedh të shkoj në bashkqeverisje me LVV, si ka mundësi t’i harroj të gjitha ato të bëma që i vinin nga ky subjekt, në format më të vrazhda të mundëshme.

A do të ketë forcë LDK-ja t’i harroj shtatëdhjet (70) dosjet e famshme në gjykatë, që i bëri LVV në Prishtinë ndaj liderit të kësaj partije.

A do të mundet lideri i LDK-së ta harroj sulmin që u bë mbi familjen e tij,

A do të mundet pa i kujtuar vezët e gaznin në Parlamentin e Kosovës.

Nëse vërtet çelësi është në LDK, shpresoj se ajo do ta hapë këtë mundësi me maturin politike.

Ta qoj vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, sepse kështu është më së miri.

Është dëshmuar shumë herë, se në politik parime nuk ka. Parim i vetëm është ardhja në pushtet, ashtu siç po dëshmohet në ditët e sotme, ku ky subjekt, që dikur ishte e keqja e këtij vendi, sot me disfatën e thellë në elektorat paraqitet me qelës në dorë:

Në përgjithësi favorizuese është kjo e dyta, vendi është në një katrahur të vërtet, partitë politike detyrimisht duhet të profilizohen, nuk mund të bashkëqeverisin majtistët me djathtistët, apo të pandershmit me të ndershmit.

 

 

 

 

MA: Nexhat Shahini

(Magjister i Historisë)