Lajme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

By FerizajPress

September 18, 2016

“Masa të ftohta nga veriu i Kontinentit  do ta mbulojnë vendin gjatë kësaj periudhe të parashikimit. Po ashtu edhe reshje shiu dhe erëra të ftohta do të jenë prezent duke ndikuar në uljen e vlerave të maksimaleve  deri 15 gradë celsius, kurse minimalet do të zbresin deri në 5 gradë celsius ditën e premte kur dhe zyrtarisht hyjmë në stinën e vjeshtës”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

“Dy ditët e para të javës fillojnë me shi, kurse vende-vende edhe të mërkurën priten reshje shiu. Të hënën temperaturat maksimale do të arrijnë deri 21 gradë celsius, kurse nga dita e martë temperaturat fillojnë të bijën dukshëm nën vlerat e mesatareve”.

“Shtypja atmosferike do të shënoj zbritje, por që në mesjavë prapë do të arrijë  mbi vlerat e normales”.