Lajme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

By FerizajPress

April 10, 2016

Gjatë pesë ditëve të ardhshme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Të enjten ka mundësi që vende-vende të ketë riga të dobëta shiu. Këto riga paksa ma të theksuara pritet të jenë në veri dhe verilindje të vendit, përcjell Koha.net raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Vlerat minimale të temperaturave gjatë këtyre ditëve do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës nga 17 gradë ditën e hënë e deri 23-25 gradë Celsius ditëve tjera të javës.

Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, dominues do të jetë drejtimi verior dhe jugperëndimor, shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 7m/s.