Parashikimet e motit janë zhgënjyese, priten ditë me të reshura shiu

By FerizajPress

August 06, 2016

Rajoni i Mavrovës, Malit Sharr dhe Pollogu janë vendet e para që u goditën nga ky mot i ligë. Kurse në Shkup dhe rrethinë, era e fuqishme veriore ka arritur shpejtësinë deri më 72 kilometër për orë, njoftojnë nga Enti hidro-meteorologjik (EHM).

Gjithnjë sipas EHM-së, të reshurat e shiut do të vazhdojnë edhe natën, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima. Moti i ligë do të na shoqërojë deri të martën, kurse nga e mërkura pritet stabilizimi i motit.

.