Lajme

Parandalimi i akteve terroriste, top-prioritet i AKI-së

By FerizajPress

April 16, 2016

Është aprovuar të premten Platforma vjetore e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) dhe në të top-prioritet strategjik është listuar antiterrori. Për qëllime të kësaj Agjencia do t’i shtojë edhe kapacitetet, shkruan sot Koha Ditore. Platforma, që është dokument konfidencial, është miratuar në mbledhjen e Kabinetit qeveritar. Ishte shqyrtuar edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, që është mbajtur në fillim të marsit, por ishte konsultuar edhe me presidentin e Republikës. Ajo përmban udhëzime të përgjithshme të punës së AKI-së, dhe zotimin për të garantuar parimet e Deklaratës universale për të drejtat e njeriut dhe të Konventës evropiane për të drejtat politike dhe civile, si dhe të gjitha parimet e tjera relevante të paraqitura në instrumentet ligjore të njohura ndërkombëtarisht.