Ferizaj

Paraburgim ndaj S.T. e dyshuar për shantazh

By FerizajPress

December 09, 2020

Ferizaj 9 dhjetor 2020 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Divizioni Penal, ka aprovuar

kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit

kundër të pandehurës S.T. shtetase e Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të

bazuar se ka kryer veprën penale Shantazhi nga neni 329 paragrafi 2 lidhur me paragrafin

1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake të Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Penal Shabi

Idrizi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të

pandehurës, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtës i

është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

E pandehura dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për

vete, përmes ka nosjes se do ta dëmtoj nderin apo autoritetin e personave të afërm të tij, në

atë mënyrë që nga i njëjti kërkon shumën e të hollave prej 30.000 €, me arsyetim se kinse

do ta liroj nga akuza e dhu nimit vëllain e tij S.V. i cili tanimë gjendet në masën e

paraburgimit dhe këtë do ta bëj përmes deklarimit të saj me datë 07.12.2020 kur edhe

është ftuar nga ana e prokurorisë për të deklaruar në cilësinë e të dë mtuarës, duke i

propozuar, që fillimisht të takohen në një lokal në Ferizaj, ku i dë mtuari do t’ia dërgoj

paratë e kërkuara, të cilat sipas saj do t’ia mbaj një person i besueshëm për të deri në

përfundimin e deklarimit në prokurori.

Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të

shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se e pandehura ka

kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e prokurorisë së shtetit, po ashtu janë

përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit të përcaktuara me dispozitat e KPPRK-së, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së saj,

duke vlerësuar se po të gjendej në liri e njëjta do të mund të asgjësoj, fshehë apo falsifikoj

provat materiale, si dhe mund të ndikoj në dëshmitarët, të dë mtuarin, të cilët akoma nuk

janë dëgjuar nga ana e prokurorisë, në atë mënyrë që të njëjtit më pas të deklarojnë në

favor të mbrojtjes së saj.