Ferizaj

Paraburgim ndaj pesë personave të dyshuar për vjedhje dhe shkretërim pylli

By FerizajPress

November 19, 2021

Ferizaj, 19 nëntor 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën eProkurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër tëpandehurve Sh.L., G.S., E.Sh., M.L. dhe B.R shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak tëdyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të kryer në bashkëkryerje në vazhdimvjedhje pylli nga neni 349 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 dhe 3.2, lidhur me nenin 31 dhe77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), dhe veprën penale të kryer nëbashkëkryerje dhe në vazhdimësi shkretërimi i pyjeve nga neni 348 paragrafi 2 lidhurme nenin 31 dhe 77 të KPRK-së.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari iprocedurës paraprake i Divizioni Penal, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë,se të pandehurit me dashje në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë prerë drunj nëParkun Kombëtar “Sharri”, i cili park si i tillë është i mbrojtur me ligj me numër 04/L-087 për Parkun Kombëtar të Sharrit, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha materialeme interes të përgjithshëm, ashtu që kanë prerë drunj të llojeve të ndryshme, të cilatpastaj i kanë bart me mjete transportuese të përgatitura enkas, dhe si pasojë tëdëmtuarës Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri’, i kanë shkaktuardëme të mëdha materiale.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masëssë paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave

të KPPRK-së, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prejnjë (1) muaj.Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynëekzekutimin e tij.